Osmani, Zhbogar dhe Filipçe në sheshin para SÇE-së prezantuan ndihmën e arritur nga BE


Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe në prani të Euroambasadorit Samuel Zhbogar në sheshin para hapësirave të Sekretariatit për Çështje Evropiane prezantuan ndihmën e arritur nga Bashkimi Evropian si mbështetje për vendin tonë për ballafaqim me COVID-19.

“Gjithmonë është mirë të shihet se kemi miq, se kemi mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtar. Njëherit edhe si kryesues i integrimeve evropiane të vendit, si Negociues kryesor me Bashkimin Evropian, më paraqet edhe satisfakcion personal që, në kuadër të mbështetjes së BE-së për ballafaqim me COVID-19, siguruam bashkëpunim të gjerë dhe të thellë me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, me vendet anëtare të BE-së, të cilat qartë potencojnë edhe progresin tonë në integrimet evropiane”- theksoi Osmani, ku potencoi se tetë respiratorët, të cilët sot i vendosëm në dispozicion të institucioneve shëndetësore, paraqesin plotësim të atyre 12 respiratorëve të cilët veç më u sollën, me çka rrumbullakohet numri i 20 makinave respiratore të cilat u siguruan si donacion i Bashkimit Evropian dhe janë pjesë e furnizimit katër milion eurove të cilat Komisioni Evropian i vendosi në dispozicion për nevoja urgjente mjekësore në ballafaqimin me COVID19.

Me këtë rast Osmani i shprehu mirënjohje deri tek Zyra e UNOPS në vend, që me sukses ia dolën të sigurojnë furnizim dhe transport pa pengesa të pajisjes deri në Shkup.

“Edhe pse ndodhemi para vetë fillimit të negociatave, para operacionit administrativ më të ndërlikuar, të cilat do të thonë reforma të thella dhe shpesh edhe reforma të vështira në harmonizimin e rregullave dhe standardeve evropiane kjo ndihmë paraqet shembull se integrimet evropiane në vetë procesin e përafrimit, nënkuptojnë benefit për vendin, do të thonë mbështetje atëherë kur është më së shumti e nevojshme, gjithashtu do të thonë solidaritet, miqësi dhe siguri”- theksoi Osmani.

Ministri Filipçe iu falënderua Bashkimit Evropian për këtë ndihmë të rëndësishme: “ata ishin ndër të parët që ofruan ndihmën e cila vërtetë arriti. Kjo është edhe një dëshmi se Bashkimi Evropian është partneri ynë më i madh dhe se fillimi i negociatave aderuese praktikisht do të thotë se veç më në një far mënyre na konsiderojnë si pjesë të familjes së madhe e cila mes tjerash do të thotë edhe ndihmë atëherë kur më së shumti është e nevojshme. Këta njëzet respiratorë ( tani 8 dhe paraprakisht 12), të cilët veç më janë të distribuuar në më shumë institucione shëndetësore publike dhe veç më po përdoren për trajtim të pacientëve, ndërsa aty ku nuk ka pacientë të sëmurë nga COVID shfrytëzohen edhe për nevoja të tjera. Ky është hap serioz para drejtë përforcimit të sistemit tonë shëndetësor, posaçërisht aty ku më së shumti është e nevojshme, e ato janë njësitë për kujdes intensiv”, potencoi Ministri Filipçe dhe shtoi se po vazhdojmë me bashkëpunimi tonë edhe më tej.

“Në projektin e radhës të cilin e hapi dhe e ofroi Bashkimi Evropian për ne, do ti pajisim dhe do ti përforcojmë të gjitha njësitë për kujdes intensiv në vend, këtu në klinika, dy spitalet në Shkup, spitalet klinike dhe spitalet e përgjithshme në vend. Edhe një herë e falënderoj Bashkimin Evropian, falënderoj të gjitha Ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, sepse ndihmë të tyre ofruan dhe dhanë edhe Bullgaria, Çekia, Franca, Gjermania, dhe të gjitha institucioneve dhe kompanive të cilat këtë periudhë të kaluar ofruan ndihmë për Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Filipçe

Krahas respiratorëve, në kuadër të ndihms nga BE janë siguruar edhe nga 10 perforatorë dhe reduktues të oksigjenit, por edhe sasi e madhe e pajisjeve mbrojtëse: mbi 750 mijë doreza kirurgjike, dhjetëra mijë skafandër mbrojtës, veshje mbrojtëse, syze mbrojtëse, maska mbrojtëse, veshje mbrojtëse për këmbë etj.- pajisje e cila veç më shfrytëzohet nga punonjësit mjekësor të Klinikës Infektive dhe shtëpitë tjera shëndetësore.

Pajisja në vlerë prej katër milion eurosh që i vendoset në dispozicion vendit paraqet vetëm mbështetje urgjente për sistemin shëndetësor të vendit, nga Komisioni Evropian, ndërkaq, vendet anëtare të BE-së, në kuadër të mekanizmit për mbrojtje civile, por edhe në kuadër të ndihmës së drejtpërdrejtë bilaterale, çdo ditë dërgojnë ndihma dhe mbështetje, që është dëshmi për luftën e përbashkët kundër COVID19.

Baby Boo