Osmani- Vuçiq: Duam të ruajmë fqinjësinë e mirë


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Republikën e Serbisë e filloi në takim me presidentin, Aleksandar Vuçiç. Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i Osmanit, u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, bashkëpunimin në plan rajonal dhe iniciativat rajonale, si dhe ballafaqimin me sfidat e pandemisë COVID 19.

“Me këtë vizitë, duam të ruajmë vazhdimësinë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe të shqyrtojmë mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm, me propozime dhe iniciativa konkrete, në interes të qytetarëve dhe vendeve tona”, tha Osmani në takim. Ai falënderoi Qeverinë e Serbisë për vaksinat e dhuruara Maqedonisë së Veriut.

“Ky gjest i solidaritetit, i realizuar edhe me angazhimin tuaj personal, Qeveria jonë, institucionet tona shëndetësore, por edhe publiku në përgjithësi e vlerësojnë lartë”, tha Osmani, duke theksuar se të dy vendet kishin një bashkëpunim shumë të mirë në trajtimin e sfidave të Pandemisë COVID-19, veçanërisht gjatë riatdhesimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore përmes territorit të Serbisë, për të cilën jemi veçanërisht mirënjohës.

Vizita e Osmanit në Beograd vazhdon me takimin e tij me homologun Nikolla Selakoviç, Kryetarin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiç dhe Kryeministren Ana Brnabiç.

Baby Boo