OSMANI: Vijojnë muajt më të rëndësishëm të procesit tonë të eurointegrimeve


Duhet të mbetemi të fokusuar në agjendën e reformave të Qeverisë duke pasur parasysh se vijojnë muajt më të rëndësishëm të procesit tonë të integrimeve dhe vjen muaji kur do të konfirmohet vendimi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane para fillimit të seancës së Komitetit të Punës për Çështje Evropiane.

“Kemi arritur mjaft në implementimin e reformave, veçanërisht në katër fusha në të cilat Këshilli i BE-së i ka konfirmuar si prioritare që të mund të marrin vendim pozitiv në qershor. E miratuam në Qeveri pakon e reformave të shërbimeve të sigurisë, duke përfshirë reformë të plotë të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulim”, deklaroi Osmani.

Theksoi se, takimi i sotëm është në drejtim të koordinimit dhe institucioneve, me qëllim që të mos lihet hapësirë dhe argument, që dikush të na e marrë shansin historik që sivjet t’i fillojmë negociatat me BE-në.

I pyetur çfarë ende mbetet i paralizuar nga Plani 18,  Osmani tha se ende është në vijim dhe fokusi kryesor është vënë marsit, kur duhet të bëhen  dërgesat më të mëdha në pjesën e agjendës.

“Duhet të miratohen ligjet, të cilat i miratuam në pjesën e shërbimeve të sigurisë, në pjesën e gjyqësisë dhe administratës. Një pjesë të madhe të rrugës e kaluam me atë që i koordinuam dhe harmonizuam këto  zgjidhje ligjore me BE-në dhe me të gjitha trupat ndërkombëtarë. I miratuam në Qeveri edhe një pjesë të madhe në lexim të parë në Kuvend, vetëm duhet seancë plenare në të cilën do t’i miratojmë dhe pres mbështetje nga të gjithë, përfshirë edhe opozitën, veçanërisht në pjesën e ligjeve me dy të tretën”, theksoi Osmani.

Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trupin më të lartë administrativ të Qeverisë në të cilën anëtarësohen Sekretarët Shtetëror të Ministrive, Kryesuesit e Nën- komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Ky është takimi i tretë nga janari i këtij viti të Komitetit, në prag të 19 marsit, kur do të mbahet Këshilli për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel ku do të ketë seksion joformal të gjendjes dhe dinanikës së realizimit të reformave.

Baby Boo