Osmani thotë se do të ketë kryeministër shqiptar!


Zv/kryeministrti për çështje evropiane Bujar Osmani në një postim në fejsbuk, për të gjithë skeptikët që nuk besojnë në idenë për kryeministër shqiptarë , numëron të arriturat që BDI ka bërë deri më tani për shiptarët në RMV. Në postimine tij , Osmani shkruan:

UNË BESOJ!

– Ata që nuk besuan në luftën për barazi,
– ata që nuk besuan se do bëhen ndryshimet kushtetuese të 2001,
– ata që nuk besuan se flamuri kombëtar shqiptar do bëhet zyrtar,
– ata që nuk besuan se Kërçova do udhëheqet nga shqiptarët,
-ata që nuk besuan se Struga do të udhëheqet nga shqiptarët,
-ata që nuk besuan se Qyteti i Shkupit do ketë dy komuna shqiptare,
– ata që nuk besuan se gjuha shqipe do bëhet gjuha e dytë zyrtare në nivel shtetëror,
– ata që nuk besuan se Universiteti i Tetovës do bëhet zyrtar,
-ata që nuk besuan se Shkupi do ketë Universitet shtetëror në shqip,
– ata që nuk besuan se Universiteti privat i Shtulit do subvencionohet nga shteti,
– ata që nuk besuan se do arrihet marrëveshje me Greqinë,
– ata që nuk besuan se do bëhemi anëtar i NATO-s,
– ata që nuk besuan se do fillojmë bisedime me Bashkimin Evropian,
– ata që nuk besuan se 25 mijë shqiptarë do fillojnë karrierë në administratën e shtetit,
– ata që nuk besuan se Policia e shtetit do të frymon shqip,
– ata që nuk besuan se shqiptarët do jenë në majat e armatës së shtetit,
– ata që nuk besuan se liria e shprehjes e kritikës, mediat e lira te shqiptarët do jenë shembull pozitiv,
– ata që nuk besuan se do ketë program 24 orë në shqip në TVM2,
– ata që nuk besuan së do ketë ministër të mbrojtjes shqiptar,
– ata që nuk besuan se kryetari i kuvendit do jetë shqiptar,
– ata që nuk besuan se shqiptarëve do u kthehet dinjiteti në këtë vend,
ATA NUK BESOJNË EDHE NË NISMËN PËR KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!

#unebesoj- thotë Osmani

Baby Boo