Osmani: “Tani është koha që BE-ja të fillojë negociatat me RMV”


“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe jemi të bindur se ky mesazh është pranuar dhe kuptuar mirë nga të gjithë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Tani është koha që BE-ja të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Do të jetë një konfirmim i madh për ne që të mbetemi të përkushtuar për reformat demokratike dhe për të përshpejtuar integrimin tonë evropian”, tha Osmani.

Baby Boo