Osmani: Shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetërkund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin


Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka mohuar akuzat e opozitës shqiptare se BDI-ja po bën presion në Gjykatën Supreme mbi rastin e faljeve që bëri ish-presidenti Gjorgje Ivanov. Osmani tha se opozita shqiptare duhet të përgjigjet se pse shqetësohet për përçarjen brenda VMRO-DPMNE-së.

“BDI nuk ka asnjë interes të jetë e përfshirë në ndonjë presion lidhur me rastin konkret që flitet edhe për ish-kryeministrin Gruevski, kjo është betejë brenda partisë VMRO-DPMNE, atje është frika nga kthimi, përçarja e partisë, dobësimi i partisë, pse shqetësohen partitë e vogla për përçarjen e VMRO-së, do t’i pyesni ata ku e kanë hallin, por BDI nuk ka asnjë interes, është më e fuqishme se kurrë, do të del në zgjedhje, do të fitojë zgjedhjet, për shkak se shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetër kund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin”, tha Osmani./tv21.tv

Baby Boo