Osmani: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën online të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) tha se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE.

“Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit. Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”, tha Osmani e cila gjatë fjalimit të saj përmedni edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do ta dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e ndershëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të na japin liberalizimin e vizave pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret”, u shpreh Osmani.

Baby Boo