Osmani s’flet për bashkimin kombëtar: Kosova është për të qëndruar


Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, s’ka pranuar të japë përgjigje nëse do të votonte tani pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë, po t’i jepej mundësia. E pyetur për të komentuar deklaratën e partnerit të saj politik, Albin Kurti, se ai do të ishte pro një bashkimi me Shqipërinë, Osmani për BBC-në ka thënë se tash për tash nuk mund të përgjigjet sepse “me Kushtetutën tonë tash s’mund të ketë këso referendumi”.

Në një intervistë për “HardTalk”, Osmani ka thënë se përgjatë gjithë karrierës ka besuar në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Do të vazhdoj të punoj për këtë”, ka thënë ajo.
Sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, Osmani ka thënë se për të mund të flasë vetëm nëse bëhen ndryshime kushtetuese që mundësojnë një gjë të tillë. Sipas saj, kjo mund të ndodhë vetëm pas disa dekadash.

“Kjo s’është pyetje që do t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë këso referendumi. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha. Në situatën aktuale, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka deklaruar më tej se drejtësi s’do të ketë deri sa Serbia t’i vendosë para drejtësisë kri*minelët e lu*ftës që kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe gje*nocid në Kosovë. Në këtë intervistë, Osmani ka thënë se ajo dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituan në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak të programit të bazuar në lu*ftën ndaj korr*upsionit dhe duke u ofruar perspektivë të rinjve të vendit.

Osmani ka thënë po ashtu se pavarësia e Kosovës më s’është vetëm ëndërr, por realitet.
Sipas saj, popullit nuk iu përmbushën pritjet për punë dhe drejtësi.
Duke folur për raportet me Serbinë, Osmani ka thënë se Kosova ka bërë shumë për të vënë drejtësinë, duke përmendur themelimin e Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, ka kritikuar Serbinë pse s’i ka vënë para drejtësisë kri*minelët e luftës.

“Drejtësia nuk do të përfundojë deri sa Serbia të bëjë drejtësi për kr*iminelët serbë që kanë bërë krime kundër njerëzimit e gje*nocid në Kosovë. Kjo është e vërtetë e s’mund ta mohojë askush. Ka ndodhur në sytë e botës. E gjithë bota ka parë kr*imet e Serbisë. Drejtësia do të dalë vetëm kur Serbia kërkon falje dhe sigurohet që ata që kanë bërë kr*imet të dalin para drejtësisë. Serbia udhëhiqet nga një nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe ende e mohojnë. Kosova bën të kundërtën. Ajo përmes Kushtetutës ka mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, sepse s’kemi çfarë të fshehim, sepse besojmë në drejtësi dhe sepse duam drejtësi për të gjitha vik*timat. Ajo që mund të them është se Kosova ka treguar përgjegjësinë e saj para botës duke treguar se është e gatshme të japë drejtësi nëse janë bërë kr*ime”, ka thënë ajo kur është pyetur për rastin e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që tash gjykohen për kr*ime lu*fte nga Gjykata Speciale.

Osmani më tej ka thënë se te qytetarët e Kosovës ka frustrim për mungesën e liberalizimit edhe pse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.
Për pesë shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur Kosovën, Osmani ka thënë se ka shumë punë për të shkrirë akullin me to, “por duhet ta dinë që s’ka lidhje mes pavarësisë së Kosovës dhe territoreve me të cilat këto shtete mund të kenë probleme”.
Osmani e Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit fituan mbi 50 për qind të votave. Osmani ka qenë kandidate për presidente.

Baby Boo