Osmani pranon: Paralajmërimi i ambasadës së SHBA për grupin e armatosur, shpëtoi zgjedhjet


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin “Brifingu i mëngjesit” ka deklaruar s paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, se 83 persona të armatosur kaun mundur të pengojnë procesin zgjedhor, ka kontribuar në zbatimin e zgjedhjeve të qeta lokale në rrethinë e parë.

“Administrata amerikane në përgjithësi është e fokusuar në këto procesi demokratike mes të cilëve janë edhe zgjedhjet, posaçërisht administrata në vendin tonë sepse investojnë shumë në to dhe nuk dëshirojnë të ketë njollë në to. Unë nuk do ta kisha marr për të keq tentimet në mënyrë parandaluese të ndërmerret diçka sesa mos të reagohet fare”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se paralajmërimi nga SHBA në ditën e zgjedhjeve ka pasur për qëllim të jetë mesazh deri tek të gjithë opinioni dhe për këtë shkak nuk ka shkuar vetëm nëpërmjet kanaleve të sigurisë dhe diplomatike.

Baby Boo