Osmani për vizitë në Athinë, do të kthehet me fluturimin e parë në linjën Athinë-Shkup


Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Bujar Osmani, do ta fillojë vizitën e punës në Athinë, me takimin me ministrin alternativ grek të Punëve të Jashtme i angazhaur për çështje evropiane, Jorgos Katrugallos, pas çka në Shkup do të kthehet me fluturimin e parë nga kryeqyteti grek në kryqytetin e Maqedonisë, të vendosur pas një pauze prej mbi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Bujar Osmani, do ta fillojë vizitën e punës në Athinë, me takimin me ministrin alternativ grek të Punëve të Jashtme i angazhaur për çështje evropiane, Jorgos Katrugallos, pas çka në Shkup do të kthehet me fluturimin e parë nga kryeqyteti grek në kryqytetin e Maqedonisë, të vendosur pas një pauze prej mbi dhjetë viteve.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Katrugallos dhe osmani do të takohen në orën 16:00 sipas kohës lokale, në MPJ-në greke, pas çka, së bashku do të nisen drejt aeroportit të Athinës “Elefterios Venuiellos”.

“Në takim do të bëhet fjalë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Marrëveshjen e Prespës dhe obligimet të cilat e njejta i krijon për të dy vendet, por edhe për të gjitha çështjet e tjera të interesit bilateral, siç janë masat për ndërtim të besimit, avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, mbështetjen nga ana e Greqisë për integrimet tona evropiane etj.”, kumtojnë nga kabienti i Osmanit.

Biseda do të fokusohet në temat e interesit bilateral, rajonal dhe evropian, kumtojnë nga MPJ-ja greke.

Lidhur me takimin në Athinë, zëvendëskryeministri Osmani, dje tha se me Katrugallos do të bisedojnë për mbështetjen serioze të Greqisë, por edhe për kontekstin e përgjithshëm politik në të dy vendet.

“Janë turbulente gjërat edhe këtu edhe në Greqi, por konsideroj se konfirmimi i Marrëveshjes së Prespës këtu në Maqedoni tashmë ka rrjedhë normale, madje edhe mbështetje më të gjerë, por edhe në Greqi nuk është i rerzikuar aspak ai proces edhe përkundër turbulencave të ndryshme ditore-politike. Shpresoj se nesër edhe njëherë do të këmbejmë lajme të mira se kjo rrugë është e pakthyeshme dhe se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë mbeten partnerë strategjikë”, tha Osmani në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri.

Pas bisedave dhe deklaratave për mediumet, shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos do ta përcjellë në mënyrë simbolike zëvendëskryeministrin Bujar Osmani në aeroportin e Athinës, në fluturimin e parë pas një pauze prej mbi dhjetë viteve nga Athina për në Shkup, në të cilin do të jetë edhe korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Fluturimi është në orën 18:40 sipas kohës lokale, ndërkaq në Shkup arrin pas 1 ore e 15 minutave, përkatësisht në orën 18:55 sipas kohës së Maqedonisë.

Delegacioni të cilin e kryeson Zëvendëskryeministri Osmani, pas aterimit në aeroportin e Shkupit, së bashku me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, do të jetë pjesë e manifestimit, të cilin e organizon TAV-i me rastin e fluturimit të parë.

“Unë do të jem i pari që do të jetë në atë fluturim, që është edhe një simbolikë se marrëdhëniet po ngrohen, se partneriteti strategjik po fillon të funksionojë dhe se komunikimi i qytetarëve nga të gjitha aspektet e planit politik, turistik do të rritet në periudhën në vijim”, tha Osmani.

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos, siç kumtoi të shtunën MIA, në intervistë për gazetën greke “Real Njus” e përmendi edhe fillimin e linjës ajrore për lidhje të drejtpërdrejtë të Athinës dhe Shkupit, si mundësi për thellim të kontakteve mes dy popujve dhe rritje të bashkëpunimit në disa fusha.

“Ky është zhvillim veçanërisht pozitiv i ngjarjeve, që dukshëm do të kontribuojë në rritjen e kontakteeve mes popujve tanë, por edhe në promovimin e bashkëpunimit tonë në fushën e turizmit, tregtisë dhe biznesit. Është indikative sa janë afruar popujt tanë në vitet e fundit, duke ndërtuar besim dhe mirëkuptim të ndërsjelltë”, tha Katrugallos në intervistë.

Siç kumtoi MIA tashmë muajin e kaluar, aerokompania greke “Aegean airlines”, prej sot fillon me fluturime të rregullta, dy herë në javë nga Athina në Shkup dhe anasjelltas.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/osmani-per-vizite-ne-athine-do-te-kthehet-me-fluturimin-e-pare-ne-linjen-athine-shkup-591049/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo