Osmani për qëndrimin e ministrit nga ASH-ja se BDI është për në opozitë: Nuk kemi dallime në qeveri, bashkëpunojmë


Pas kritikave që mund të shihen këto ditë nga Aleanca për Shqiptarët në drejtim të partnerit të koalicionit BDI, sot ka komentuar Ministri i Jashtëm dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

Pas deklaratës së ministrit të ASH-së për Tv21, Azir Aliu, se BDI-ja duhet të “azhurnohet dhe të shkojë në opozitë”, Osmani ka theksuar se nuk kanë dallime në Qeveri.

Ne nuk kemi dallime në Qeveri, komunikojmë në mënyrën më të përshtatshme, bashkëpunojmë me të gjithë ministrat, qofshin të Aleancës, qoftë BDI-së, qoftë LSDM-së, kështu që absolutisht nuk kam vërejtur dallime në qëndrime apo vërejtje për ndonjërin nga puna e partnerëve të koalicionit dhe mendoj se është e rëndësishme, pjesa tjetër është të mos komentohet”, ka sqaruar Osmani.

Baby Boo