Osmani për “non paperin” për kufijtë e Bllakanit: Nuk përmendet Maqedonia, sepse ne jemi NATO


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar informacionet e fundit për “non paperin”, për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Vlerëson, se Maqedonia e Veriut duhet të jetë e kujdesshme për këto iniciativa, pasi siç tha, nuk ka fakte për të njëjtat.
“E para, mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur i lidhim disa iniciativa me disa shtete, para se gjithash kur nuk kemi fakte për këtë. Mendoj se edhe Jansha e kanë hedhur poshtë autorësinë e “non paper””, tha Osmani.

Ai madje ka shprehur bindje, se strategjia sllovene ndaj rajonit Ballkanik nuk ka ndryshuar.
Ndërkaq ka shtuar, se meqë Maqedonia e Veriut nuk përmendet në këtë “non paper”, kjo do të thotë se kufijtë e saj mbeten të paprekur.

“Maqedonia e Veriut nuk është përmendur në këtë “non paper”, sepse ne jemi në NATO dhe askush nuk e sheh më Maqedoninë e Veriut si opsion për ndryshim të kufijve. Dhe thash, se dy modele janë treguar të suksesshme. Në nivel shtetëror është Marrëveshja e Ohrit dhe në nivel rajonal në marrëveshjen euroatlantike”, tha Osmani.

Baby Boo