Osmani për deklaratat e Veliut: Në këtë pandemi të mbajmë edhe higjienën mentale


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar nënkryetarit tjetër të LDK-së, Agim Veliu që sot e quajti ‘përkthyese të Hashim Thaçit’ e më pas edhe e ‘kërcënoi se do të flasë edhe për gjëra të tjera, nëse Osmani vazhdon të merret me të’.

Osmani, para pak minutave, ndonëse nuk ia përmend emrin, flet për deklaratat e Veliut. E lidhë me pandeminë e tanishme duke thënë se ‘kemi edhe një pandemi të politikanëve të papërgjegjshëm’, shkruan Reporteri.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim”, ka shkruar ajo.

Baby Boo