Osmani për Abu Dabin, Bekteshi për Evropën, cili investitor do ta marrë Kodrën e Diellit?


Ministria e Jashtme ka filluar një fushatë për promovimin e komunave në shtetet e jashtme me qëllim që të tërheqin sa më shumë investitorë. Bujar Osmani sot në Tetovë u takua me afaristë edhe kryetaren e Tetovës. I pyetur se çfarë do të promovojë për Tetovën, Osmani tha se Kodrën e Diellit e ka promovuar në Dubai.

“Në Abdu Dabi kam folur shumë për Kodrën e Diellit, atje pashë interes për investime për Kodrën e Diellit edhe atë e kam prezantuar në dy forma, si projekt në vete por edhe si projket bashkë me Republikën e Kosovës si projekt i malit që për të dyja anët të tërhiqen më shumë investitorë për ata që kërkojnë tregje më të mëdha apo rajone më të mëdha”, deklaroi Osmani.

Osmani harron se ky atraksion turistik nuk është në kuadër të Komunës së Tetovës por në kompetencë të Elem Turs.
“Çdo kompani kur hyn në Maqedoni hynë në një komunë konkrete që nga tokë shtetërore që mund të jetë të ndara në kompetenca me komunën dhe shumë përgjegjësi që i ndajnë me qeverinë, në fund të fundit të gjitha këto investime bëhen për njrëzit në kuadër të komunave”, tha më tej Osmani.

Por kryeministri Zaev edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë diçka tjetër. Sipas tyre ata tash më kanë një ofertë edhe e cila ka një investim prej 100 milionë eurosh nga vendet evropiane.
“Sa i përket investimit që foli edhe kryeministri, nuk është nga Abu Dabi por ne jemi të hapur të kemi oferta nga të gjitha anët sa i përket Kodrës së Diellit, investitorët vijnë nga Evropa dhe ka propozim konkret që do të shqyrtohet dhe vendoset gjatë këtij viti“, deklaroi Bekteshi.

Ndërsa Zaev në fjalimin e tij tha se projekti është sipas ligjit për koncesione me partneritet publik-privat apo investime strategjike, varësisht fazës përfundimtare të marrëveshjes. Thelbi është të jepen koncesione 99-vjeçare. Rendi është që investitori vetë të publikojë atë kur të vendoset. I gëzohemi këtij investimi, sepse turizmit dimëror do t’i japë një dimension të ri.
Nëse Qeveria tash më ka vendosur për Kodrën e Diellit, atëherë për Tetovën, ministrit të Jashtëm Bujar Osmani i mbetet të promovojë zonën e lirë ekonomike dhe produktet e qumështit, ku dhe ishte për vizitë gjatë ditës së sotme.

Baby Boo