Osmani: Nuk ka interes më të madh për shqiptarët, se sa anëtarësimi në NATO


Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, para mbledhjes së sotme të Komitetit të Punës për Eurointegrime, tha se ekziston dorë e fshehur për ta rrënuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai shtoi se nuk dëshiron që partitë politike shqiptare të perceptohen si “ajo dorë e fshehur”, për shkak të siç tha, naivitetit dhe mosgjindjes në procese të tilla politike.

Nuk ka interes më të madh etnik për shqiptarët se sa anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Ky është interes i madh dhe esencial për shqiptarët, i cili është mbi të gjithë interesat tjera etnike për momentin, pasi kjo është garancë se shqiptarët do të jenë pjesë e familjes perëndimore evropiane”, tha Osmani.

Ai tha se për prishjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese ka qenë i shqetësuar edhe Ali Ahmeti./Telegrafi/

Baby Boo