Osmani: Nuk ekziston rivalitet, MPJ-ja dhe SÇE-ja funksionojnë si ekip


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mohoi se ekziston rivalitet me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Osmanio tha se funksionojnë si ekip dhe se takimet e djeshme të ndara në Athinë nuk janë rezultat i rivalitetit, por i çështjes teknike lidhur me agjendat.

“Edhe deri më tani kemi funksionuar si ekip sepse disa çështje janë komplementare dhe varen mes vete. Sekretariati për çështje evropiane është institucion i cili në vend në mënyrë institucionale i koordinon institucione në kuptim të dërgesës së rezultateve, gjegjësisht harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, ndërsa MPJ-ja ka rol të komplementuar në atë proces. Ashtu që edhe tani do të vazhdojë ai proces. Ndonjëherë çështjet janë teknike lidhur me agjendën e takimeve, megjithatë padyshim është se synimin e kemi të njëjtë dhe të gjithë në Qeveri funksionojmë si ekip. Mos kini dilemë, ashtu edhe do të jetë”, theksoi Osmani.

Baby Boo