Osmani: Nuk do ta refuzojmë asnjë refugjatë ukrainas

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do t’i prezantojë Qeverisë të dhënat e marra nga institucionet shtetërore për kapacitetet për akomodimin e refugjatëve eventual që do të vinin nga Ukraina, por edhe planet dhe përgjegjësitë për të gjitha institucionet që do të përfshiheshin në këtë proces.

Osmani nuk pret një fluks të madh refugjatësh ukrainas në vend, por, siç theksoi, nëse kjo ndodh, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të objekteve të improvizuara.

“Sot do të kemi informacion të saktë nga Ministria e Jashtme, pasi t’i marrim të dhënat nga çdo institucion shtetëror për kapacitetet që disponojnë. Ne nuk do të refuzojmë asnjë refugjat ukrainas që do të arrijë në kufi, përkundrazi, do të pranohen me të gjitha kushtet. Kapacitetet e përcaktuara nga institucionet i kam vendosur në një tabelë dhe sot do t’i prezantoj në një seancë të Qeverisë. Bëhet fjalë për numrin e kapaciteteve që kemi tani në institucionet shtetërore, që nuk do të thotë se nëse hipotetikisht do të kishte më shumë refugjatë nuk do të krijonim kapacitete të improvizuara dhe nuk do t’i akomodonim ata”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Baby Boo