Osmani, nga Tetova filloi karvanin e vizitave nëpër komuna


Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me Këshilltarët ekonomik, të cilët në kuadër të diplomacisë ekonomike janë emëruar të udhëtojnë për Varshavë (Grupi Vishegradit), Mynih (Gjermani dhe Austri) Ankara për Turqi dhe Abu Dabi për EBA dhe vendet tjera të Gjirit, sot ka vizituar Komunën e Tetovës. Përveç se me përfaqësuesit e pushtetit lokal, u realizua vizitë edhe në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, fabrikën për qumësht dhe prodhime qumështore Alpi Milk, si dhe vende tjera me potencial ekonomik dhe turistik.

“Përmes kësaj vizite i shqyrtuam mudësitë, potencialet, por edhe nevojat qe i ka pushteti lokal që të mundemi përmes diplomacisë ekonomike dhe Këshilltarëve ekonomik të kontribuojmë për zhvillimin e mëtejmë dhe tërheqjen e investimeve, rritjen e transportit dhe promovimin e turizmit”, theksoi Osmani duke shtuar se në vitet e fundit Komunat kanë rritur kompetencat, veçanërisht në udhëheqjen me tokën shtetërore, prandaj është i nëvojshëm bashkëpunim më i afërt, që do të kontribuojë për promovim më të madh të potencialit lokal.

Osmani kujtoi planin e gjerë të vizitave nga ana e përfaqësuesve të diplomacisë ekonomike në më shumë komuna.
Përskaj vizitës së sotme në Tetovë, vizita të ngjajshme janë të parapara edhe në qytete tjera të vendit, si në Gostivar, Ohër, Manastir, Prilep, Krushevë, Kavadar, Vinicë, Berovë, Strumicë, Dojran dhe Gjevgjeli. Qëllimi i këtyre vizitave dhe takimeve është që Këshilltarët ekonomik të krijojnë raport më të afërt me nevojat e bizneseve rajonale, të kenë pasqyrë më reale për nevojat e komunës, të njihen prej së afërmi me kapacitetet e tyre për rritjen e transportit, mundësitë për investimet e huaja, si dhe zhvillimin e turizmit.

Ndryshe, Këshilltarët ekonomik, deri më tash kanë ndjekur tre faza të përgatitjes dhe kjo është faza finale. Së pari kishin përgatitje në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pastaj vizituan dhe kishin konsultime me institucione dhe ministri që lidhen me ekonominë në nivel qëndror, ndërsa në fazën e tretë kishin ligjerata teorike nga profesorë eminent të ekonomisë. Kjo fazë e fundit parasheh vizita nëpër komuna dhe njohje me mundësitë dhe nevojat e Vetqeverisjes lokale.

Baby Boo