Osmani: Në shtator hapet Kapitulli 23, për gjyqësorin dhe të drejtat themelore


Është konfirmuar kalendari për procesin e skriningut për përgatitjen e vendit për bisedime për anëtarësim me BE-në. Në shtator hapet Kapitulli 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Eurointegrime dhe negociatori kryesor i Maqedonisë, Bujar Osmani.

“Kemi kalendar preliminar për të cilin jemi marr vesh për skenimin e kapitujve. Ndërkohë punojmë në krijimin e strukturës shtetërore dhe besoj se do të jemi të gatshëm që në seancën e ardhshme të Qeverisë ta miratojmë strukturën. Në shtator do të fillojë skriningu i kapitullit 23, pastaj fillon kapitulli 24, mandej pasojnë 25, 30,… Kemi kalendar të plotë se si do të ndodhë kjo deri në qershor të vitit 2019. Megjithatë, paralelisht punojmë në vendosjen e strukturës dhe përgatitjes së shtetit për këtë proces të rëndësishëm”, tha Osmani, i cili me ambasadorin norvegjez në vend nënshkroi Memorandum për bashkëpunim, qëllimi i të cilit është përkrahja e procesit të eurointegrimeve.

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime theksoi se procesi i skriningut paralelisht do të zhvillohet me edhe dy procese, ndërsa ato janë implementimi i Marrëveshjes së Prespës dhe prioritetet urgjente të reformave  të vendosura në Planin 18.

“Krahas asaj që do të kemi proces të skriningut, ne do të punojmë intensivisht edhe në vazhdimin e implementimit të strategjisë për reforma në gjyqësi, shërbime të sigurisë dhe administratën publike me dorëzimin e rezultateve konkrete në qershor të vitit 2019”, tha Osmani.

Ai shtoi se pret periudhë të vështirë sepse në momente të caktuara Kuvendi do të ndikohet nga ndryshimet kushtetuese dhe me referendumin, ndërsa do të duhet të dërgohen edhe rezultate në reformat.

Sipas tij, do të nevojitet koordinim serioz i institucioneve që të mundet në periudhën e ardhshme kohore prej 12 muajve të realizohen tre proceset e theksuara të rëndësishme paralele.

“Nëse kthehemi prapa do të shohim që për një vit mbyllëm tre çështje të rëndësishme politike dhe e ofruam Planin 3-6-9, unë jam i bindur se kjo Qeveri do ta bëjë këtë edhe për periudhën e cila vjen”, tha Osmani.

Baby Boo