Osmani në Bruksel: “Bashkë për të dënuar Rusinë e për të mbështetur Ukrainën”


Shefat e diplomacive të vendeve të BE-së takohen në Bruksel, kurse pika e parë e rendit të ditës është këmbimi i mendimeve rreth Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i luftës në Ukrainë për rajonin. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, merr pjesë në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, ai para takimit është prononcuar për mediat.

“Fillimisht dua ta falënderoj përfaqësuesin e lartë, Borell për ftesën sot në FSI takimin në B6 format të Ministrive të jashtme për herë të parë. Shpresoj që po instalohet një praktikë e re që do të jetë e dobishme për të dyja palët, si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.

Thjeshtë mendoj që pjesa që mungon që Evropa të jetë e kompletuar është thirrur në këtë takim të FSI-së.
Është kohë e duhur që të diskutohet pozita jonë e përbashkët për të dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe për të treguar solidaritetin tonë ndaj Ukrainës.

Pozita e Maqedonisë së Veriut ka qenë e palëkundshme, në përkrahje të popullit ukrainas. Politika jonë e jashtme është 100% në përputhje me politikën e jashtme evropiane dhe mendoj që jemi më të fortë së bashku duke dënuar sulmin dhe duke mbështetur Ukrainën” , deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme.

Baby Boo