Osmani: Ndjehem mirë, do e kalojmë këtë sfidë!


Zv/kryeministri Bujar Osmani përmes një video ka folur nga vetizolimi shtëpiak. Ai thotë se ndjehet mirë dhe se po respekton të gjitha parimet për distancë të nevojshme. Osmani tha se do të vazhdojë aktivitetet si koordinator për shtabet komunale dhe për ndihma të huaja, që sa më shpejtë të tejkalohet situata.

Osmani u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpi dhe tu përmbahen rekomandimeve të qeverisë.
Osmani prej sot është në izolim për shkak të pjesëmarrjes në mbledhjen e shtabit të krizës në Kumanovë, ku 10 anëtarë, përfshirë edhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, rezultuan të prekur me virusin Korona.

Baby Boo