Osmani: Morëm lajmin se do të marrim datën për fillimin e bisedimeve me BE


Zv/ministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se vendet e BE-së kanë arritur konsensus për të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Pas mesnatës, pasi mbaroi takimi i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së morëm një lajm të mirë se të gjithë vendet anëtare të BE-së kanë arritur konsensus për vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut pa kushte. Këtë vendim presim sot të konfirmohet dhe më pas më 24 mars të konfirmohet edhe në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të si dhe në Samitin e kryeministrave që do të mbahet në video-konferencë me datë 26”-tha mes tjerash Osmani.

Në rast se Maqedonia e Veriut gjatë këtij muaji merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE, vendi do të mund të kyçet në Fondin Solidarizues të Evropës. “Fondi është krijuar gjatë vërshimeve në vitin 2012 dhe deri më tani janë shfrytëzuar 5 miliard euro”, tha mes tjerash Osmani.

Baby Boo