Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!


Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani sot në Ohër tha se nuk ka konspiracion në atë që shumë komunitete janë bërë bashkë në këtë front. Osmani tha se Fronti Europian garanton barazi dhe drejtësi për të gjithë.

“Unë e tregoj storjen time të jetës, që prej Serovës së çairit, prej një familje shumë modeste financiarisht, të mundem të mbërrijë të jem kryetari i gjysmës së botës, e ka mundësuar vetëm Marrëveshja e Ohrit që më dha mundësinë që ambicia dhe përkushtimi im të bëhet realitet. Kjo është arsyeja pse jam në politikë, për të mundësuar që kjo storje e imja të bëhet storje e secilit njeri në këtë shtet”, pohoi mes tjerash Osmani.

Baby Boo