Osmani: Kemi zgjidhje për emrin, të pranueshëm për të dyja palët

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në emisionin “360 gradë” ka folur për atë se për çka janë marrë vesh dy kryeministrat, e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras gjatë takimit në Sofje, njofton Portalb.mk.

“Samiti në Sofje do të jetë historik dhe për shkak zhvillimin të ndjeshëm për çështjen e emrit, ashtu siç tha edhe kryeministri në konferencë për shtyp, se për herë të parë pas 27 viteve, kemi zgjidhje diçka të pranuar nga të dyja palët”, tha Osmani.

Baby Boo

Ai shtoi se ka zgjidhje, e cila është e pranueshme për të dyja qeveritë, megjithatë ata nuk janë që vetë duhet që të zgjidhin këso çështje.

“Këtu hyjnë edhe aktorët tjerë në shoqëri, këtu hyn opozita, presidenti, qytetarët, për atë themi zhvillim të ndjeshëm dhe nuk themi se është e mbaruar çështja, pasi që qeveria është vetëm një aktor, ndoshta më i rëndësishmi, por është vetëm një. Që të kemi zgjidhje, duhet të ketë gjithçka e plotë e kur të kemi gjithçka, duhet që të gjithë aktorët e dy shoqërive të pajtohen në atë zgjidhje. Megjithatë, kjo është arritje pa precedent, pasi që ne asnjëherë në këto 27 vite nuk kemi hyrë në situatë në të cilën të dy qeveritë janë pajtuar për një zgjidhje. Nëse ajo zgjidhje do të pranohen brenda, pasi që tërë procesi po zhvillohet në mënyrën më transparente dhe institucionale dhe nëse merret përshtypje e njëjtë edhe nga aktorët e tjerë të rëndësishëm në shoqëri, kuptohet se ajo do të jetë zgjidhja finale”, tha Osmani.

Ai nuk ka dashur ta komentojë informatën se propozimi është “Republika Ilindenska Makedonija”, duke thënë se fillimisht duhet të njoftohet presidenti i shtetit.