Osmani: Janë siguruar gjithsej 55 aparate për frymëmarrje

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp informio se Sekretariati për Çështje Evropiane ka përgatitur lista për nevojat e Klinikave dhe Institucioneve si pasojë e pandemisë së virusit korona dhe të njëjtat do t`i dorëzohen donatorëve të huaj.Për Klinikën Infektive janë kërkuar rreth 89 artikuj për situatë ku numri i të infektuarve me covid-19 do të arrinte 2.000 pacientë.

Baby Boo

“Deri më tani siguruar 25 respiratorë nga fondet norvrgjeze të siguruara nga UNOPS, të cilët për momentin ndodhen në depo në Turqi, dhe po bisedojmë për mënyrën e transportit deri në Shkup për shkak të vështirësive për transportin tokësor. Kemi siguruar edhe 30 respiratorë nga fondet e BE-së, këto respiratorë për momentin janë në Kinë, po sigurojmë detajet si ti transportojmë në Shkup”-tha mes tjerash Osmani.

Kurse sa i përket kërkesës për 200 respiratorë nga Kina, Osmani tha se Republika Popullore e Kinës ka konfirmuar ndihmën mirëpo kërkesa e madhe nga shumë shtete në botë ka penguar furnizimin dhe se aparatet do të shpërndahen varësisht prej prodhimit.