Osmani: Ivanov shembull se si nuk duhet vepruar


Për herë të parë, në mënyrë të hapur dhe të prerë Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka deklaruar se do ta bojkotojë referendumin e 30 shtatorit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që dikush të ua kontrollojë ndërgjegjen por të vendosin vetë nëse do të dalin për të votuar apo do të bojkotojnë. Ivanov këtë e bëri të ditur gjatë një fjalimi para Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detroit, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit.

Sa më përket mua, unë tani më kam votuar. Votova para 27 viteve, në 8 shtator të vitit 1991. Unë isha njëri prej atyre të cilët e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë që të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur, me emër dhe dinjitet. Nuk heq dorë nga vendimi im. Prandaj më 30 shtator nuk do të dal për të votuar. Kur e mora funksionin President i Republikës së Maqedonisë, jam betuar se do t’i respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Nuk heq dorë nga betimi im. Prandaj, më 30 shtator nuk do të dal për të votuar”- theksoi Gjorgje Ivanov – Presidenti i Republikës së Maqedonisë.

Vendimi i Ivanov për të bojkotuar referendumin është shembull i mirë se përse qytetarët nuk duhet të veprojnë njëjtë si ai, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke e krahasuar vendimin e Presidentit me thirrjet dhe vizitat e ndërkombëtarëve për mbështetje të referendumit.

Në ndonjë mënyrë kjo është mirë që ndodhë sepse zoti Ivanov përfaqëson gjithçka që ne më 30 shtator duam t’i japim fund. Nga gjithë ajo që Maqedoni dëshiron të largohet nga 30 shtatori e tutje, e përfaqëson Ivanovi me sjelljen e tij kohëve të fundit. Ashtu që është mirë që e dimë se çka presin qytetarët dhe kështu qartazi e bëjmë dallimin se çfarë duhet të vendosim në 30 shtatorë. Pra vendimi është mes diçkaje që përfaqëson Ivanovin dhe diçka që përfaqëson e gjithë bota e civilizuar perëndimore që erdhën këtë muaj në Shkup”- tha Bujar Osmani , zëvendës kryeministër i Maqedonisë.

Për bojkot të referendumit të 30 shtatorit, zyrtarisht deri tani janë deklaruar vetëm disa deputet të VMRO-DPMNE-së, Janko Baçev nga partia Maqedonia e Bashkuar dhe Presidenti Ivanov. Ndërsa të gjitha partitë tjera parlamentare dhe faktori ndërkombëtarë janë unifikuar në mbështetje të referendumit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE duke e mbështetur marrëveshjen për ndryshimin e emrit.

Baby Boo