Osmani iu shtron iftar Konjufcës, Kurtit e myftiut Tërnava


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Ramazani i rikujton nevojat e të tjerëve dhe se islami i kujton dhembshurinë
“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19”.

Baby Boo