Osmani: Institucionet janë të gatshme për përballjen me virusin


Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në intervistën për Gazetën Express dhe T7 në Maqedoni ka dhënë informacione mbi situatën e krijuar me virusin COVID – 19 në vend, dhe me gjendjen shëndetësore të pacientëve të infektuar si dhe trajtimin e tyre, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka theksuar se institucionet janë të gatshme për përballjen me virusin dhe po bëjnë përpjekje për shtimin e kapaciteteve nëpër spitalet ku trajtohen pacientët. Më tutje Osmani ka folur edhe respiratorët e frymëmarrjes artificiale. Osmani tha se për fat të keq asnjërit pacient deri më sot nuk i ka ndihmuar respiratori dhe kanë përfunduar me fatalitet.

Në Maqedoni tashmë kemi 45 persona që kanë humbur jetën nga COVID -19, mirpo të gjitha këto raste kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese nga e kaluara.

Baby Boo