Osmani i përgjigjet Zaevit: Ja kush ishte kushtëzimi i BDI


Zëdhënësi i BDI njëherit numri dy i qeverisë aktuale, Bujar Osmani, përmes një konference për shtyp të mbajtur në selinë e partisë, i është përgjigjur ish kryeministrit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev, kur tha që BDI e ka kushtëzuar funksionimin e qeverisë, andaj kërkoi mandat të plotë që mos të kushtëzohet nga kjo parti në qeverinë e ardhëshme.

“BDI ishte ajo e cila kishte kushtëzuar politikën dhe kishte kushtëzuar
Qeverinë me nevojën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dhe ne dëgjojmë sot se si dy partitë politike maqedonase flasin se ose kërkojnë mbi 61 deputet që mos të shantazhohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por se shantazh ka qenë fakti që ne i kemi kushtëzuar formimin e kësaj Qeverie me nevojën për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe hapjen e rrugës për NATO, jemi krenar për këtë shantazh, nëse shantazhi ka qenë nevoja për arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë, nëse shantazh ka qenë kushtëzimi i miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si parakusht për formimin e Qeverisë atëherë jemi krenar për këto të arritura për shkak se ky ishte edhe roli i Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Osmani.

Sipas tij, nuk është për të shantazhuar nevojën për të mbijetuar në skenën politike po për të shantazhuar nevojën që ky vend të ec përpara.

“NATO dhe Bashkimi Evropian ndoshta është produkti i këtyre shantazhimeve i këtij vizioni i këtyre kushtëzimeve të cilët kanë qenë mbi shkurtë pamësinë e mandateve politike gjithmonë duke u fokusuar në nevojën e gjeneratave të ardhshme në nevojën e njerëzve se sa në nevojën e
rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme. Dhe sot ja jemi këtu veç më anëtar de facto të NATO-s, Parlamenti i Spanjës ratifikon protokollin dhe presim ditëve në vijim që edhe Senati dhe Mbreti i Spanjës të nënshkruajnë protokollin me çka veç më organizojmë ceremoni e ngritjes
së flamurit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel para selisë së NATO-s”, tha mes të tjerash Osmani.

Baby Boo