Osmani: Gratë dhe vajzat ishin aty kur lu*ftohej për liri, ato ishin aty kur e vulosëm pavarësinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se kontributi i grave në procese vendimtare të ndërtimit të Kosovës është i jashtëzakonshëm.
Osmani këtë e deklaroi gjatë një takimi që u realizua online në bashkëpunim të Rrjetit të Grave, Qendrës Artpolis dhe UN Women.
Aty u lansua raporti “Një ulëse në tryezë”, Osmani u zotua se do të punojë së bashku me organizatat e grave për të garantuar se zëri i grave do të dëgjohet edhe në procese të paqes dhe të sigurisë.

Baby Boo

“Kontributi i grave në procese vendimtare të ndërtimit të shtetit tonë është i jashtëzakonshëm dhe roli i tyre kurrsesi nuk mund të mohohet. Gratë dhe vajzat ishin aty kur lu*ftohej për liri, ato ishin aty kur e vulosëm pavarësinë, ato janë pjesë e rrugëtimit tonë të shtetndërtimit. Por, shpeshherë ato nuk janë dëgjuar aq sa duhet në procesin e ndërtimit të paqes. Gratë vërtetë e kanë vendin në tryeza vendimmarrëse, dhe ky nuk është vetëm vendim i duhur, por është edhe më i mençur”, ka thënë Osmani.

Restorant Lumare