Osmani: Është duke arritur donacion nga Kina me mbi 5.000 teste për Kovid-19


Mbi 5.000 teste për Kovid-19 dhe dhjetëra mijë maska N95 dhe materiale mbrojtëse, janë donacioni nga Kina për Maqedoninë e Veriut, i cili dje u nis nga Shangai, e përmes Stambollit, sot duhet të arrijë në Shkup, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Ai njëheri shtoi se pasi kjo ndihmë të arrijë në shtet, e njejta menjëherë do të shpërndahet tek institucionet shëndetësore.

“Të marten kam edhe një konferencë donatore me vendet, të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe donatorë tjerë, me qëllim që të shohim mundësi tjera për sigurimin e materialeve, pasi në këto kushte nuk ka as treg, e po ashtu është ndërprerë furnizimi i pajisjes nga vendet, të cilat e prodhojnë”, deklaroi Osmani.

Në fjalimin e tij onllajn, zëvendëskryeministri Osmani tha se ata dhe Qeveria, menjëherë janë aktivizuar pas rasteve të para me Kovid-19 në shtet.

Baby Boo