Osmani e raporton në polici deputetin Xhavit Ukaj


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka paraqitur në Polici rastin e kërc*ënimit nga deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj.

Osmani menjëherë pas ndërprerjes së punimeve të seancës së Kuvendit, i është drejtuar policisë për të paraqitur kërc*ënimin nga deputeti në fjalë

Këtë lajm Osmani e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook;

“Ndaj deputetit që më ka kërc*ënuar fizikisht dhe me gjuhë ban*ale të papr*ecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruar Osmani.

Kujtojmë se menjëherë pas rastit, Osmani e mbylli seancën e Kuvendit të Kosovës.

Baby Boo