Osmani: Do të paditen të gjithë që i shkaktuan dëm BDI-së në skandalin “PIOM”


Zv/kryeministri për Çështje Evropjane Bujar Osmani, gjatë konferencës së sotme për shtyp në Qeveri tha se për shkak të dëmit të shkaktuar ndaj BDI-së në lidhje me skandalin e PIOM, nëse brenda 24 orëve mediat dhe politikanët nuk kërkojnë falje publikisht, ata do të duhet të ngrenë padi kundër tyre ashtu siç tha për dëmin e shkaktuar ndaj partisë së tij.

“Për dëmin e shkaktuar, në emër të BDI-së, unë deklaroj se për të gjithë politikanët dhe mediat të cilët dje e involvuan BDI-në në këtë lajm të rrejshëm, nëse nuk kërkojnë falje publike në 24 orët e ardhshme, do të duhet të paraqesim procedurë ligjore me qëllim për të vërtetuar të vërtetën”, deklaroi Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Baby Boo