Osmani: “Ditë historike dhe është data të cilën e kanë pritur me gjenerata” (VIDEO)


Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një prononcim ka folur direct nga Brukseli. Ai ka thënë se kjo është një ditë historike dhe është data të cilën e kanë pritur me gjenerata të tëra.

“17 vite pritje të kësaj date për të filluar fazën e fundit të integrimit në Bashkimin Evropian. Është kjo sot ditë historike për vetë Bashkimin Evropian, për Ballkanin Perëndimor por në veçanti për Maqedoninë e Veriut, e cila nga sot fillon t’i numëron ditët drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai ka njoftuar se sot në konferencën e parë ndër qeveritare u miratua korniza negociuese dhe sot filloi skriningu me Bashkimin Evropian.

“Është kjo periudhë e domosdoshme e procesit të bisedimeve që do të zgjatë rreth 14 muaj dhe pastaj fillojmë hapjen dhe mbylljen e kapitujve drejt anëtarësimit të plotë. Nga sot, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, drejt politikave të BE-së, qasjes në fondet e BE-së, në ato politika të cilat i ndajnë vendet anëtare të këtij Unioni”, deklaroi Osmani. Në fund, ai uroj qytetarët të cilët u besuan në këtë rrugëtim të vështirë.

“Dua t’u uroj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe t’ju uroj sukses në këtë mision të përbashkët për të bërë vendin pjesë e Unionit më të suksesshëm në historinë e njerëzimit atë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai./indeks.mk/

Baby Boo