Osmani: Besojmë në suksesin e referendumit


Zëvendës-kryeministri në qeverinë e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se qytetarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e referendumit të pritshëm që ia hap perspektivat Maqedonisë drejt familjes Euro-atlantike. Ai flet për reformat që kërkon BE-ja para fillimit të negociatave, për ndikimin rus, për reflektimin e mundshëm ndaj Maqedonisë të debatit për ndryshimin e kufijve midis Kosovës e Serbisë.

Zëri i Amerikës: Por, nëse rezultati nuk del 50 përqind, plus një votë në favor, në atë rast si do të veprohet?

Bujar Osmani: Nëse dalja nuk do të jetë 50 % plus 1, referendumi është konsultativ, kjo nënkupton që qytetarët ia delegojnë parlamentit mundësinë për të marrë vendime më tutje. E vetmja mënyrë për të penguar këtë marrëveshje është dalja më tepër kundër, por mendoj se kjo nuk do të ndodh për shkak se jemi të gjithë të bindur në vullnetin e qytetarëve që kjo çështje të përmbyllet përfundimisht. Prandaj nuk kam dilemë në suksesin e referendumit, ndoshta jo në dalje se sa në faktin se shumica absolute e atyre të cilët do të dalin për të votuar do të jenë për Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian./Pacensure

Baby Boo