Osmani: Akoma ka hapësirë për marrëveshje për datën e zgjedhjeve, ndërmjetësimi i Varhejit është i mirëseardhur


Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani dakordohet me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji se nevojiten zgjedhje të drejta, demokratike dhe inkluzive, me marrjen parasysh edhe të gjendjes me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi. Ende beson se zgjedhje të tilla janë të mundshme më 5 korrik. Ai konsideron se ndërmjetësimi i tij në përcaktimin e datës për zgjedhjet nuk është problematik, sepse, siç thotë, me marrjen e vendimit për fillim të negociatave me BE-në, vendi tashmë bëhet çështje e brendshme e Unionit.

“Lidhur me ndërmjetësimin, mendoj se ne tashmë po bëhemi çështje e brendshme e BE-së me faktin që morëm vendim për fillim të negociatave dhe ndërmjetësimin, përkatësisht ndihmën nga ana e KE-së nuk e shoh si çështje të ndërmjetësimit ë jashtëm. Ky është ndërmjetësim i brendshëm sepse ne tashmë jemi pjesë e familjes. Kjo është sikur dikush brenda në shtet të ndërmjetësojë mes partive të caktuara politike apo institucioneve. Kështu e kuptoj edhe rolin e komisarit Varheji i cili është komisar i Unionit ku ne tashmë ngadalë po bëjmë pjesë. Kështu që, është i mirëseardhur ai lloj i ndërmjetësimit dhe shpresoj se partitë politike do të mbledhin forca të arrijmë konsensus. Dakordohem absolutisht me tuitin e tij se nevojiten zgjedhje të drejta demokratike dhe inkluzive duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat lidhu me pandeminë”, deklaroi Osmani duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Lidhur me dekretin që mbrëmë e solli Qeveria, ndërkaq është i lidhur me disa veprime të caktuara zgjedhore, Osmani theksoi se ai i referohet Dekretit paraprak të sjellur në mars, me të cilin ishte ndërprerë afati për zgjedhje.

“Atëherë, në të vërtetë u caktua se në ditën kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, kthehet afati i rregullt zgjedhor, që do të thotë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Me sjelljen e dekretit të djeshëm, në të vërtetë bëmë vetëm disa saktësime nga aspekti i kontrollit të listës zgjedhore, duke iu referuar normës ligjore, por edhe disa obligimeve që duhet t’i bëjë Ministria e Shëndetësisë për t’i siguruar mjetet personale mbrojtëse për KSHZ-në. Akoma shpresoj se komunikimi mes partive politike do të vazhdojë në ditët në vijim. Akoma mendoj se ka hapësirë për një proces të drejtë inkluziv më 5 korrik”, tha Osmani.

Nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet, sipas Osmanit, do të bëhet vlerësim gjatë ditës së nesërme. Ai nuk deshi të prejudikojë se çfarë do të jetë vlerësimi dhe vendimi i Qeverisë, vetëm tha se do të bëhet shqyrtimi i trendeve epidemiologjike dhe më pas do të ndërtohet qëndrim i cili do t’i prezantohet presidentit, Stevo Pendarovski.

Lidhur me kornizën për negociata me BE-në, Osmani thotë se sipas informatave me të cilat disponojnë, po bisedohet për dispozitat të cilat duhet t’i përmbajë metodologjia e re.

Korniza, thekson Osmani, është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për negociatat sepse në të përcaktohen parimet sipas të cilave do të zhvillohen negociatat, thelbi, megjithatë edhe procedura të caktuara.

“Për momentin po bisedohet, sepse në këtë fazë e presim draft versionin nga ana e Komisionit, i cili më pas duhet të shkojë në trupat e ë gjitha vendeve anëtare, përkatësisht në Këshillin në të cilat janë përfaqësuesit e shteteve anëtare në mënyrë që ata t’i thonë pozicionet dhe interesat e tyre. Informatat toja janë se për momentin po bisedohet rreth dispozitave të reja të cilat i parasheh metodologjia e re, para së gjithash në shumicën dhe mënyrën e përdorimit të shumicës në suspendim në avancim të procesit të negociatave…”, theksoi Osmani.

Baby Boo