Osman Azemi tregon se pse Stupcat i ndanë rrugët pas 20 vitesh


Aktori Osman Azemi e ka konfirmuar ndarjen e Stupcave, për të cilën ka raportuar para disa ditësh Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse grupit humoristik Stupcat ndaluan së sjelli humor pas 20 vitesh.

“Më 31 dhjetor të vitit 2000 Stupcat janë shfaqur për herë të parë në KTV edhe kemi rrugëtuar shumë mirë, kemi punuar shumë, ndoshta gjatë rrugës kemi mundur ndonjëherë të gabojmë diçka sepse humori ndonjëherë është pak me ‘të friku’. Edhe kemi pasur shumë sukses. Unë i falënderohem shumë këtij profesioni, mi ka dhënë të gjitha, më ka dhënë shumë, më ka marrë shumë. Edhe Stupcat e kanë parë të arsyeshme pak me pushu”, ka thënë Osmani.

PAS DY DEKADASH, NDAHEN STUPCAT, MERR FUND BASHKËPUNIMI MES VEDATIT, MENSURIT DHE OSMANIT

Tutje, si është përgjigjur duke thënë se arsyeja e angazhimit në projekte vetanake, e bëri rolin e tij ikonik nga Stupcat, ‘tetën Gjyli’ që të “divorcohet”.

“Po, ‘Gjyla’ pas 22 vitesh martesë është divorcuar sepse ‘Gjyla’ ka kuptuar që nuk po mundet të jetë vetëvetja, nuk po mundet t’i realizojë ëndrrat e veta. Normal që ‘Gjyla’ nuk ish dashur të divorcohej por rrethi, gjithmonë duke i frikuar mos po gabon diçka, dhunë psikike, dhunë fizike, edhe në fund thotë: Unë do të divorcohem, sepse merr guximin”, tha Azemi.

Ashtu si Osmani që po vazhdon projektet e tij individuale, edhe Vedat Bajrami po vazhdon në anën tjetër të punojë i vetëm, në sjelljen e disa skeçeve humoristike si humorist i ndarë nga Stupcat.

Baby Boo