Osama Muadini: “Parku i qytetit në Kumanovë i lënë pas dore dhe në mëshirën e Kryetarit të ardhshëm të Komunës!”


Përderisa parqet në pjesë të ndryshme të qytetetit të Kumanovës lulëzojnë nga investime të ndryshme nga ana e organeve kompetente komunale dhe kryetarit të deritanishëm, e njejta nuk ndodhi edhe me Parkun e vjetër të qytetit të Kumanovës. Me një numër simbolik të karrigeve sa per sy e faqe, me asfalt të ndërtuar që nga fundi i viteve të 90-ta, pa pemë e fidane të mbjellura, por të kalbura e të prera, pa kënde lojrash për fëmijë, pëveç këndit që u ndërtua me vetëiniciativë të qytetarëve para disa viteve, si dhe me ndriçim i cili më shumë nuk funksionon se sa funksionon.

Qytetarët e Kumanovës, e sidomos shqiptarët janë ata që e frekuentojnë këtë park më së shumti, me të drejtë thonë se me dekada komuna e Kumanovës e ka lënë pas dore këtë park dhe nuk investon as edhe një qindark të vetme, vetëm e vetëm se është në pjesën shqiptare.
Ndërsa, po të shkosh andej kah pjesa maqedonase ka më shum se dy apo tre parqe të rregulluara, me fusha futbolli e tenisi, kënde lojrash, ndriçim e shumë çka.

E përderisa jemi ne raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune, ky park pret zgjidhje, që të rregullohet në tërësi, e qytetarët shqiptarë t’i gëzohen duke pasur edhe ata një vend ku njëkohësisht të pushojnë dhe të kenë hapësirë për rekreacion.
Ky që ishte derimë tani Kryetar, nuk e bëri, edhe pse ishte kërkuar nga ana jonë gjatë katër viteve, e kandidati tjetër e ka mundësinë që nëse bëhet kryetar, ta bëj dhe ta përmirësoj gabimin!

Baby Boo