OSBE/ODIHR me 279 vëzhgues do t’i mbulojë zgjedhjet presidenciale


OSBE/ODIHR do t’i mbulojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale me gjithsej 279 vëzhgues, kumtoi sot në konferencë shtypi shefi i misionit vëzhgues, Korin Jonker.

Misionin vëzhgues, siç theksoi, e përbëjnë ekipi kryesor prej 11 ekspertësh me seli në Shkup dhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët prej 20 marsit do të ndahen në nëntë ekipe në mbarë vendin.

ODIHR në mënyrë plotësuese do të kërkojë prej vendeve anëtare të OSBE-së të sigurojnë 250 vëzhgues afatshkurtër të cilët do të vijnë disa ditë para zgjedhjeve.

Jonker theksoi se do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor sipas metodologjisë së etabluar të OSBE/ODIHR.

“Ky është monitorimi i 18-të në vend. Misioni do të monitorojë jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por edhe në periudhën para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve”, tha Jonker.

Do ta ndjekin administrimin e zgjedhjeve, fushatat e kandidatëve dhe financimin e tyre.

“Nuk jemi të interesuar për rezultatin, por me cilësinë e procesit zgjedhor dhe çdo votues, të votojë lirshëm dhe në mënyrë transparente”, tha Jonker.

Do të kenë raport një ditë para zgjedhjeve, pres konferencë dhe raport preliminar pas zgjedhjeve, ndërsa raportin përfundimtar do ta publikojnë disa muaj pas procesit zgjedhor, i cili do të përmbajë rekomandime për autoritetet për sferat në të cilat duhet punuar.

Baby Boo