Osama Muadini: “Dimitrievski po më kopjon”


Këshilltari i më i zëshëm shqiptar në Komunën e Kumanovës që vjen nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, Osama Muadini nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka bërë me dije se propozimet e tija të bëra për shkollat e mesme shqipe janë bërë pjesë e premtimeve të fushatës zgjedhore.

Ai thotë se dikur e kundërshtonin, mirëpo tani Maksim Dimitrievskit po e kopjon.
“Reagimet dhe propozimet e mia si Këshilltar Komunal për këto dy shkolla të mesme shqipe, bëhen pjesë e premtimeve në fushatat zgjedhore!🧐
Atëherë më kundërshtonin, tash po më kopjojnë, e nesër mund edhe të më kërkojnë!”, shkruan ai.

Baby Boo