Orientimi seksual i një adoleshenteje përshkruhet si një sëmundje në spitalin spanjoll


Qytetarët spanjollë kanë reaguar pasi një gruaje të re iu tha në spital se homoseksualiteti i saj ishte një sëmundje.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, 19-vjeçarja tha se e mori raportin klinik pas një kontrolli gjinekologjik në qytetin juglindor të Murcia.

Sipas shoqatës lokale të LGBT+, Galactyco, në raportin mjekësore thuhej se homoseksualiteti ishte një “sëmundje aktuale” në spital.
Diagnoza – e cila u lëshua në fillim të këtij muaji – ka krijuar polemika të mëdha në Spanjë pasi u bë publike.
Gruaja 19-vjeçare tha të enjten se kishte pranuar faljen nga gjinekologu që shkroi dokumentin.

Baby Boo