Organet shtetërore janë në gatishmëri të plotë të ballafaqohemi me sukses dhe në mënyrë efikase


Për shkak të seriozitetit të situatës me zj*arret, menjëherë pas shkuarjes nga Krusheva, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, u nisëm në lokacionet në Rankovce, ku ka zj*arre aktive, shënoi zëvendëskryeministri për Lu*ftë kundër Kor*rupsionit dhe Kr*imit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Lupço Nikollovski në Facebook.
Shërbimet, potencon Nikollovski, janë në terren, të gjitha institucionet kompetente janë aktivizuar, me qëllim që të vihet nën kontroll kjo gjendje.

“Gjendjen e ndjekim me zgjuarsi, punojmë në mënyrë të koordinuar me të gjitha institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit më urgjent të dë*meve më të mëdha. Nga Rankovci vazhdojmë në rajonin e Nagoriçanit të Vjetër ku gjithashtu ka zj*arre aktive. Organet shtetërore janë në gatishmëri të plotë, të ballafaqohemi me këtë gjendje në mënyrë të suksesshme dhe efikase”, shlnoi Nikollovski.
Për momentin shton, qëndrojmë në terren së bashku me qytetarët, me të gjitha ekipet, sepse, siç potencon, siguria, mbrojtja e popullatës dhe gjërat materiale janë prioriteti ynë i lartë.

Baby Boo