Ordanovski: Shqiptarët etnik trajtohen ndryshe në proceset gjyqsore


Profesori dhe gazetari me famë Saso Ordanovski ka folur për emisionin Pa Censurë, me titull: “Pse Boban Ilici në shtëpi dhe Naser Eshtrefi në burg” ku emisioni trajtoi ndarjen etnike në gjykatat e Maqedonisë.

Ordanovski mes tjerash tha: “Përshtypja ime është se kur bëhet fjalë për raste politike, ose për raste kriminale por që marrin kahje politike, mendoj se ka ndarje në trajtimin e shqiptarëve etink”

Për fat të keq, askush në shkencën juridike në Maqedoni – ose së paku unë ( që do të thotë opinioni!) nuk di për atë – nuk merret me studimin e trajtimit të shqiptarëve etnikë nëpër gjyqet e Maqedonisë. Për këtë arsye edhe nuk kemi statistika krahasuese të verifikuara, për shembull, nëse ka dhe sa ekziston dallim në rëndësinë dhe numrin e gjykimeve kur janë në pyetje maqedonas etnikë dhe nacionalitet tjera, si do të dukeshin ato të dhëna në krahasim me përkatësinë etnike të vetë gjykatësve në proceset, cila është mesatarja e ankesave që kalojnë nëpër gjyqet më të larta, sa është kohëzgjatja e atyre proceseve dhe pritja e gjykimeve përfundimtare, a ka dallim në dënimet gjykuese, a ka mospërputhje në praktikat gjyqësore në gjykata të ndryshme në shtet, shpjegoi më tej Ordanovski në Pa Censurë

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e plasuar
https://www.facebook.com/LiridonaVejseli/videos/1047449982074561/UzpfSTUzNjkwODE3MDoxMDE1NTc5NzIzMDA2ODE3MQ/?id=536908170

Baby Boo