Orce Kamçev: “Reket” është orkestruar nga këto persona…


Orce Kamçev, rastin “Reket” e vlerëson si të orkestruar nga dy “regjisorët” Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kamçev në mënyrë të detajuar sqaron për gjithë historinë e kësaj ngjarje, si shumat e parave që i është kërkuar për të ngopur apetitin e Bokit 13, për takimet e realizuara mes bashkëshortes së tij Ana Kamçeva, Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski dhe për të gjitha pohimet e tij, ndërsa premton prova të tjera të cilat do t’i dorëzojë në gjykatë.

“Isha i habitur se si Boki 13 e udhëhiqte PSP-në. Ai para nesh është prezantuar si magjistër i drejtësisë, të kryer në Romë të Italisë, ndërsa para gjykatës, seancën e kaluar tha se është ende student i drejtësisë. Ai fliste në telefon me gjykatës, prokurorë dhe politikanë, për të na treguar neve fuqinë dhe afërsinë që kishte me ta- tha Kamçev.

Në takimin e parë të Anës me Boki 13, asaj i ka thënë se do të ndihmoj atë për bashkëshortin e saj që ishte në paraburgim në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Në takimin e dytë, të realizuar orët e mbrëmjes, kishte marrë pjesë edhe një djalë dhe i’a ka prezantuar asaj se është djali i Katica Janevës, Jordan. Boki i thotë ne do të ndihmojmë, por duhet të na jepni para. Ana i thotë unë nuk kam para, do të flas me Orcen. Boki i thotë shiko e din kush është ky, është djali i Janevës. Më pas e thirrin në telefon Katicën e lëshojnë në altoparlant e cila tregon se si dhe çfarë do të bëjnë. Boki organizon takim tjetër në të cilën merr pjesë edhe Katica Janeva, ndërsa e ftojnë edhe Anën. Ata e kërcënojnë drejtpërdrejtë se ndaj meje mund të hapin edhe 4 procedura tjera penale. Ajo më tregon mua, unë i dhashë udhëzime që bisedoj me përfaqësues të kompanisë, për të gjetur para, për të ngopur apetitin e Bokit 13- vazhdoi më tej Kamçev.

Baby Boo