Opozitarja VMRO-DPMNE paralajmëron protesta


Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micksoki, ka paralajmëruar marshe protestuese në mbarë Maqedoninë.

Ai marshin e parë protestues e paralajmëroi për më 2 shtator në Kërçovë me fillim në orën 13:00. Mickoski theksoi se aksioni i VMRO-DPNE-së “Vera për Maqedoninë” në të cilin tanimë, siç tha ai kanë vizituar rreth 50 mijë amvisëri vazhdon edhe në muajin tjetër.

“Dua të rikujtoj se diku rreth 50 mijë amvisëri tanimë janë vizituar në kuadër të aksionit tonë “Verë për Maqedoninë” e njëjta ka qenë e ngadalësuar në gjysmën e gushtit për shkak të pushimeve vjetore ndërkaq e njëjta do të vazhdojë edhe në shtator. Gjithashtu, do ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët duan që ta shprehin pakënaqësinë e tyre për politikat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit të na bashkëngjiten në mitingun tonë protestues i cili do të mbahet më 2 shtator në Kërçovë me fillim në ora 13:00”, tha Mickovski në TV “Alfa”.

Baby Boo