Opozita proserbe feston suksesin në zgjedhjet në Mal të Zi me këngë për Kosovën


Përfaqësuesit dhe aktivistët e koalicionit proserb “për Ardhmërinë e Malit të Zi” kanë festuar mbrëmë suksesin në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi duke kënduar këngë për Kosovën.
Në një video të publikuar nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, ata shihen duke kënduar këngë naci*onaliste serbe për Kosovën në zyrat e partisë pas marrjes së rezultateve të zgjedhjeve.

Koalivioni të cilin e udhëheq Fronti Demokratik bashkë me 8 parti tjera, në projeksionet preliminare ka fituar 32% të votave dhe bashkë me dy partitë tjera opozitare mund ta formojë shumicën parlamentare për ta bërë qeverinë.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviq është fituese e këtyre e zgjedhjeve me 35.12% të votave para koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” që mori 32.52%. Koalicioni “Paqja Është Kombi Ynë” mori 12.55%, “E Bardha në të Zezë” mori 5.57%, Socialdemokratët morën 4.09%, Partia Boshnjake 3.81%, SDP 3.14%, Lista Shqiptare 1.61% dhe koalicioni tjetër i shqiptarëve 1.16%.

Baby Boo