Opozita kërkon përgjegjësi për rastin “Zhvatja”


VMRO-DPMNE opozitare kërkoi nga Prokuroria për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit t’i hetojë transaksionet lidhur me organizatën joqeveritare të Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13, që sipas tyre ka indikacione për kriminalitet.

Zonjës të cilës një biznesmen ndërtimi nga Manastiri i ka dhënë 750 mijë euro për ide për ndërtimin e banesave, pohon se të gjitha paratë ia kanë marrë nga Lidhja ndërkombëtare e Bokit, Remenski dhe Kostadinov. Ku përfunduan ato para? Vallë funksionarët e LSDM-së i kanë ndihmuar Bokit të zhvat 750 mijë euro dhe nëse pas kësaj i kanë ndihmuar t’ia marrë paratë zonjës -deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-ja vlerësojnë se për zbardhjen e plotë të rastit “Reket” Prokuroria duhet ta hetojë punën e organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”. Ata pyetën nëse prokurorja Vilma Ruskoska ka frikë se mos vallë hetimi mund të çojë deri tek kryeministri Zoran Zaev.

Deri Ruskoska pushon, mund të fshihet ndonjë kompjuter, formatohet ndonjë telefon, ndikohet tek dëshmitarët ose edhe më keq, zhvatet ndonjë biznesmen tjetër. Boki 13 dhe Kiçeec nuk kanë qenë të vetëm. Ata kanë pasur mbështetjen e pushtetit, ndërsa nga oktopodi ende gjenden në liri, përfshirë edhe kokën e oktopodit – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Për rastin “Reket” Prokuroria deri tani ka vetëm dy persona të dyshuar, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçeec që gjenden në paraburgim. Ata akuzohen për tregti me ndikim. Kanë shantazhuar dhe zhvatur persona që janë të akuzuar në rastet e PSP-së, duke u thirrur në miqësi dhe ndikim ndaj “një prokurori publik”, shërbim për të cilin nga ai kanë kërkuar 8 milionë euro. Prokurores speciale Katica Janeva i janë marrë dy telefona për t’u parë nëse eventualisht edhe ajo është e përfshirë në këtë rast. Për telefonin e dytë që ishte humbur, dhe më pas i gjetur, Prokuroria njoftoi se është formatuar dhe të dhënat nuk mund të kthehen përsëri. Janeva tash për tash nuk është nën hetime. Deklarata në Prokurori dhanë edhe kryetarja e Manastirit Natasha Petrovska dhe ai i Karposhit, Stefan Bogoev.

Baby Boo