Opozita greke: Marrëveshja ruan identitetin maqedonas


Përgjegjësi për Politikë të Jashtme nga partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos tha se nëse referendumi i 30 shtatorit është i suksesshëm, nga shtet i vogël ballkanik Maqedonia do të bëhet si anëtare e NATO-s. Kumucakos përsëriti qëndrimin e partisë së tij kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin grek, pasi e njëjta pranon gjuhën dhe kombësinë maqedonase dhe se si e tillë është e dëmshme për Greqinë.

Motivi për të votuar “Pro” është shumë i madh. Sepse së pari, Marrëveshja e Prespës, mbështet atë që e thotë Zaev, pra kombësinë dhe gjuhën, respektivisht identitetin e tyre. Dhe së dyri, fitojnë integrim në NATO dhe perspektivë pozitivë për integrim në BE. Çështja është gjithsesi se çfarë do të fitojë Greqia. Nëse nuk votojnë me “Po”, nëse votojnë me “Jo” do të jetë vërtetim se në këtë vend është thellë i rrënjosur nacionalizmi dhe irredentizmi. Nëse votojnë “Pro” do të flenë si shtet i vogël në Ballkan dhe do të zgjohen si anëtare e NATOs. Nëse në Shkup e injorojnë këtë dhe votojnë “Jo” atëherë vërtetohet shqetësimi shumëvjeçar i Greqisë se si qëndrojnë punët në këtë shtet”- u shpreh Jorgos Kumucakos, Demokracia e Re./PC

Baby Boo