Opinion mbi marrëveshjen Maqedoni-Greqi


Prof.Dr Nehat Ramadani

Marrëveshja Maqedoni-Greqi!

Ditë historike nënshkrimi marrveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë

Marrveshja që ka bekimin e SHBA-ve, dhe shteteve të civilizuara, nuk ka dyshim për sukses.

Marrveshja mbi emrin, dëshmoi lidership dhe politikan vizionarë dhe të guximshëm në të dyja shtetet.

Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Përqafohen vlerat euro-perëndimore, aty ku duhet të jemi të gjithë shtetet e Ballkanit. Maqedonia, qytetarët e saj, dalin nga izolimi i plotë.

Gjeneratat e reja, pas një kohë, do të habiten pse është pritur 30 vite për kot!!!

Midis shumë përpjekjeve, mundësia më e mirë ishte në vitin 2008, gjatë samitit të NATO-s. Megjithatë, në atë kohë, shteti nuk kishte burrështetas. Lidershipi “incidental” i asaj kohe, ishin në shërbim të “djallit” dhe jo qytetarit.

Me këtë marrveshje, për herë të parë, në Ballkanin e trazuar, zgjidhet një konflikt pa luftë, e që ka të bëjë me emrin e shtetit, identitetin, gjuhën, dhe shumë detale tjera, që nuk njeh historia e Ballkanit konflikte të tilla të zgjidhen me penë.
Hapi i radhës është Referendumi në Maqedoni. Nuk ka dyshim suskesi!

Përkundër fakti se ekstremistë dhe radikalist që nuk duan qetësi dhe prosperitet të rajonit, ka në dy shtetet, shumica qytetarëve janë objektiv dhe dijnë të dallojnë “cka është e mirë dhe cka e keqe”. Qytetarëve duan të shohin nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Shqiptarët e Maqedonisë do të jenë etniteti kyc që do t’i japin vulën e suksesit referendumit. Shqiptarë rrol të ngjashëm në rajon , treguan me rastin e Malit të Zi. Falë kontributit të tyre në Referendum, e pavarësuan shtetin dhe e bënë pjesë të NATO-s.

Urime Maqedonia e Veriut, shtet i qytetarëve të saj, pjesë e Europës dhe botës së civilizuar!

Baby Boo