Operacion kundër kr*imit, njësitë speciale të Kosovës futen në Karaçevë


Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë go*ditje kr*imit dhe korr*upsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar tr*afikim me qenie njerëzore, pros*titucion, kont8rabandë, organizim i lojërave të fatit dhe ke*qpërdorim i detyrës zyrtare.

Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e kr*imit.
Në mbështetje të këtij aks*ioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Kujtojmë se, sipas deklarimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ky aks*ion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Baby Boo